Albin Kurti kujton 20 vjetorin e dëbimit të shqiptarëve nga Mitrovica

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore kushtuar 20 vjetorit të vr, asjes së 10 civilëve shqiptarë në Mitrovicë.

“Nën patronatin tim si kryetar i komunës dhe në bashkëpunim me KMDLNJ-në, u mbajt akademia përkujtimore kushtuar 20 vjetorit të ma, sak rës së 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, ku u vr, anë 10 shqiptarë, mes të cilëve edhe fëmijë, gra e pleq. Falënderoj kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, për pjesëmarrje në këtë ngjarje shumë të rëndësishme përkujtimore, i cili tregoj se në ditën e parë të punës së tij gjenë kohë ta vizitoj Mitrovicën”, ka shkruar kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri në llogarinë e tij në Facebook.

“Shqiptarët e dëbuar me dhunë edhe sot e kësaj dite jetojnë në kushte të vështira, edhe pse ne si komunë po bëjmë përpjekje të vazhdueshme për t’u ndihmuar atyre. Me këtë rast kërkova nga kryeministri z. Albin Kurti që të sigurohet një fond nga Qeveria, për ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve në veri, të cilët janë shpërngulur nga vendi i tyre me dhunë”

Me 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000 serbët larguan nga shtëpitë e tyre shqiptarët nga qyteti i Mitrvocës, që atë kohë ende nuk ishte i ndarë. Atëbotë për pjesën veriore të Kosovës përkujdesej KFOR’i francez.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu