Albin Kurti në Kumanovë (FOTO)

Një nga figurat kyçe të Vetëvendosje, Albin Kurti sot ka qëndruar në Kumanovë, me rastin e Akademisë përkujtimore për Astrit Deharin, që është me prejardhje ishte nga Sllupçani i Kumanovës. Në këtë akademi kanë qenë të pranishëm edhe prindërit e Astritit, Avni e Xhemile Dehari, por edhe shumë intelektualë dhe fytyra publike.

Akademia filloi me himnin kombëtar dhe me një minutë heshtje, si dhe me fjalimin e profesor Destan Ajdinit, mik i afërt i familjes Dehari dhe kumbarë i Astritit.

“Fjalët e para që i mësoi Astriti në fëmijëri ishin fjala Nënë dhe Republikë. Ai kishte dy nëna”, tha me këtë rast profesori Ajdini. “Astriti u privua nga jeta në burgun e Prizrenit ashtu siç u vranë para disa dekadave shumë trima tanë në burgjet e Jugosllavisë. Po dëgjojmë kqtyre ditëve shpeshherë duke thënë se Astritit e vrau dora jonë. Jo vëllezër të nderuar , ajo është e njëjta dorë e huaj qe na vrau në kohën e Jugosllavisë, pa marrë parasysh nëse ajo gjendet në Prishtinë, Shkup ose Tiranë”, theksoi profesor Ajdini.

akademi-300x204


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu