Aleanca për Shqiptarët kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Bujar Osmanit

Aleanca për Shqiptarët kërkon shkarkimin e Bujar Osmanit nga çdo funksion publik, pas deklaratës ku e apostrofon drejtorin e Agjencisë për Kundërzbulim Erolld Musliu si të dyshuar për ngjarjet e Kumanovës. Sipas Aleancës, BDI gjithmonë i ka përdorur rastet e montuara për politika ditore.

“I rikujtojmë Bujar Osmanit dhe gjithë shqiptarëve se si të përfshirë në rastin e Lagjes së Trimave, nga dëshmitë e shumta, por edhe nga vetë deklarimet e tyre, kanë qenë edhe Ali Ahmeti, Artan Grubi dhe Sadulla Duraku.

Në këndvështrimin e BDI-së, ngjarja e Kumanovës duhej të ndodh për nevoja të politikës ditore dhe po për këto nevoja e shfrytëzon edhe sot. Mos harroni se në seancën e fundit të gjykatës së apelit për këto ngjarje lideri juaj u apostrofua direkt nga te akuzuarit për ndodhitë në Kumanovë si organizator bashkë me Nikolla Gruevskin” thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu