Ali Ahmeti dhe Sadulla Duraku mund të thirren dëshmitarë për rastin e Kumanovës

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe nënkryetari i tij, Sadulla Duraku pritet të thirren dëshmitarë për rastin e 9 dhe 10 majit në Kumanovë.

Burime nga  avokatët mbrojtës theksuan për INA se këta dy funksionarë të BDI-së nuk përjashtohen nga lista e dëshmitarëve në rastin e Kumanovës. “Po ata publikisht kanë deklaruar se kanë kontaktuar me grupin dhe nuk përjashtohet mundësia që të thirren dëshmitarë”, theksoi për INA, njëri nga avokatët mbrojtës të grupit, duke theksuar se procedura e kërkon që këta dy protagonistë të dëshmojnë me versionin e tyre. Por, edhe të akuzuarit e rastit të lagjes së Trimave kërkuan që Ahmeti të paraqitet si dëshmitar.

Lideri i BDI-së kishte deklaruar se në ditën e ngjarjeve të 9 majit ka kontaktuar me njërit nga anëtarët e grupit, ndërsa disa ditë më parë nënkryetari i BDI-së, Sadulla Duraku ishte takuar me njërin nga pjestarët e arrestuar të grupit. Duraku ka pranuar publikisht se disa ditë para 9 majit kishte takuar komandant Sokolin në Kosovë.

Përveç tyre do të thirren edhe institucionet e sigurisë, të cilët janë përmendur në bazë të disa materialeve të përgjimeve.

Por gjithë këto dëshmi dhe detaje do të duhet t’i kalojnë Prokurorisë Speciale, e cila siç pritet do të marrë nën hetim rastin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu