Ali Ahmeti uron Hekuran Dukën për fitoren në Dibër por nuk thotë asgjë për presidencialet

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti është treguar mjaft i ngazëllyer nga fitorja e kandidatit të BDI-së në zgjedhjet lokale të Dibrës.

“Dibra gjithëmonë është rreshtuar drejt dhe i ka paraprirë proceseve. Urime Dibran, urime Hekuran, ju priftë e mbara”, ka shkruar Ahmeti në faqen e tij në facebook.

Mirëpo kreu u BDI-së asnjë fjalë nuk ka thënë për rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, ku kandidati që ata përkrahën Stevo Pendarovski me një diferencë shumë të vogël është në epërsi ndaj kandidates së VMRO-së, Siljanovska.

Në LSDM ka shumë pakënaqësi nga përkrahja që BDI i ka dhënë kandidaturës së Pendarovskit në votimet e djeshme. Më i zëshëm ka qenë deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri i cili për televizionin Klan Maqedoni në pyetjen nëse ka pritur më shumë ka partnerët e koalicionit tha se “dikush ka pritur më shumë, unë personalisht jo, duke ditur fuqinë e tyre në terren”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu