Ambasada e SHBA-së e uron Maqedoninë për nënshkrimin e Protokollit të NATO-s

Ambasada e SHBA-së në Shkup e ka uruar nënshkrimin e sotëm të Protokollin për Anëtarësim tëMaqedonisë në NATO, përmes një shkrimi në Facebook.

“Urime për këtë hap historik”, shkruan Ambasada e SHBA-së. Ambasadori Xhes Bejli dhe të punësuarit në Ambasadë bashkë e kanë ndjekur nënshkrimin e Protokollit.

Në mesin e 29 nënshkruesve të Protokollit që sot është realizuar në Bruksel, ishte edhe përfaqësuesi i përhershëm i SHBA-së në Aleancë, Kej Bejli Haçinson.

Ndryshe, pas nënshkrimit të Protokollit sot në Bruksel, i njëjti duhet të ratifikohet edhe në secilin shtet anëtar të NATO-s, pas së cilës vijon edhe faza e anëtarësimit të plotfuqishëm të Maqedonisë në NATO, ku Maqedonia bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu