”American Airlines” pezullon përkohësisht fluturimet drejt Venezuelës

‘’American Airlines’’ pezulloi përkohësisht fluturimet e saj me destinacion Venezuelën dhe anasjelltas për shkak të problemeve të sigurisë, njoftoi sot për median kompania ajrore amerikane.

‘Siguria e stafit dhe pasagjerëve ka qenë gjithnjë prioriteti ynë numër një.

‘’American Airlines’’ nuk mund të operojë në shtete që kompania i cilëson si jo të sigurta’’, njoftoi kompania, e cila kryen zakonisht tre fluturime çdo ditë nga Majemi (Florida, juglindje) drejt Venezuelës, përfshirë dy me destinacion Karakasin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu