Ancelotti i bindur: Napoli do zbresë nga froni Juventusin

Carlo Ancelotti është i bindur që Napoli që ai drejton do të zbresë nga froni Juventusin.

Ancelotti megjithatë ka pranuar se Juventusi këtë sezon ka zhvilluar një sezon spektakolar.

“Renditja nuk gënjen, Juventusi meriton mirënjohje. Ata janë mbi mesatare dhe ne jemi shumë mesatarë. I kemi luajtur disa ndeshje gabim, por jemi duke e kaluar një sezon të mirë”, ka thënë Ancelotti.

“Juventusi do të vijë për t’i dhënë fund garës për titull, përmes karakteristikave të tyre: mbrojtjes së fortë, kundërsulmeve, shpirtit garues dhe shpejtësisë së Cristiano Ronaldos, i cili është shumë i motivuar dhe i përqendruar në punën e tij”.

“Napoli ka mundësi dhe do të garojë me Juventusin. Përndryshe, unë nuk do të kisha ardhur këtu. Herët apo vonë, ne do të fitojmë. Jam i sigurt për këtë gjë”. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu