Ancelotti vendos alarmin pas disfatës në kampionat: Te Reali nuk fitojmë dot pa bashkëpunim

Real Madrid pësoi një humbje shokuese në transferttë ndaj Gironës me shifrat 4-2. Të besuarit e trajnerit Carlo Ancelotti u shpërfytyruan në fushë me teknikun italian që pas sfidës pati shumë për t’iu thënë lojtarëve të tij. Ancelotti theksoi se Reali e ka shumë të ështirë të fitojë nëse lojtarët në fushë nuk bashkëpunojnë sa i takon repartit difensiv ndërsa shtoi se tifozët duhet të vijojnë ta përkrahin skuadrën pasi janë në finalen e Kupës dhe gjysmëfinalen e Champions League.

“Një disfatë asnjëherë nuk është e kënaqshme, por nëse e trajton siç duhet atëherë edhe mund të shërbejë. Skuadra duhet të kuptojë që pa bashkëpunim në aspektin difensiv, nuk mund të fitojë. Ndaj Gironës mungoi bashkëpunimi dhe nëse lojtarët nuk e kanë kuptuar ende këtë atëherë jam i gatshëm t’ua përsëris çdo ditë.

Ishim shumë keq në mbrojtje dhe prej kësaj humbëm ndeshjen, po ashtu futbollistët çaluan edhe individualisht. Skuadra ishte nervoze, megjithatë ftoj tifozerinë të na mbështesë pasi është fundi i sezonit dhe jemi në finalen e Kupës së Mbretit si dhe në gjysmëfinalen e Champions League”, u shpreh Ancelotti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu