Anketa e IRI-t tregon pakënaqësi të madhe nga kryetarët e komunave të VMRO-së dhe BDI-së

Sondazhi mbarëkombëtar i publikuar sot nga Qendra për hulumtime të sondazheve e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) tregon se shumica e qytetarëve janë të pakënaqur nga pushteti i tyre lokal, që thuajse 90 për qind është në duar të VMROsë dhe BDIsë, raporton Gazeta Lajm.

“Derisa sfidave kombëtare të Maqedonisë iu është përkushtuar shumë vëmendje, shqetësimet mbi punën e qeverive lokale qartë pasqyrohen në këtë sondazh të fundit”, tha Ian Surotchak, Drejtori rajonal i IRI-it për Evropë. “Partitë politike duhet të gjejnë mënyrë që t’ju drejtohen çështjeve të rëndësishme për votuesit lokal para zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen më vonë këtë vit”.

Pesëdhjetë e një për qind e të anketuarve janë deri diku ose shumë të pakënaqur me punën e kaluar të kryetarëve të komunave, kurse 47 për qind shprehën qëndrimet e njëjta ndaj këshillave komunal. Dyzet e gjashtë për qind raportuan se ishin gjithashtu të pakënaqur edhe nga administrata e tyre lokale. Në numër më të madh (37 për qind) janë të anketuarit që mendojnë se komuna e tyre është duke lëvizur në drejtimin e gabuar, 35 për qind janë neutral, dhe vetëm 23 për qind konsiderojnë se komuna e tyre është duke lëvizur në drejtimin e duhur.

Sa i përket pyetjes mbi integrimin evropian, shumica dërmuese përkrah anëtarësim në BE (72 për qind) dhe NATO (71 për qind). Sidoqoftë, 59 për qind besojnë se Maqedonia sot është shumë më larg anëtarësimit të plotë në BE prej kur është bërë kandidate për herë të parë në vitin 2005. Derisa përkrahja për hyrje në BE dhe NATO mbetet përgjithësisht e fortë, përkrahja për anëtarësim në BE ka rënë pak nga sondazhi i mëparshëm mbarëkombëtar i IRI-it në nëntor të 2016 (prej 76 për qind në 72 për qind), kurse ka rënë edhe përqindja e të anketuarve që mbështesin anëtarësimin në NATO prej 77 për qind në 71për qind.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu