Anulohet fitorja e opozitës në Stamboll, sërish do të ketë zgjedhje

Një vendim befasues ka marrë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Turqi. Pas ankesave të partisë së Presidentit Erdogan u vendos që zgjedhjet të anulohet për qytetin e Stambollit.

Ky vendim ka tronditur edhe opozitën e cila doli me sukses në zgjedhjet vendore duke fituar Stambollin, Ankaranë, Izmirin dhe Antalian.

Ndërkaq ky vendim befasues ka ndikuar edhe te dollari i cili është rritur menjëherë kundrejt lirës duke u këmbyer 1 dollar me 6.15 lira.

Pritet njëreagim i ashpër nga opozita e cila mbron rezultatin dhe i ka quajtur të pakuptimta ankesat e partisë së Erdoganit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu