Apasiev: 70 mijë kosovarë do të marrin shtetësi të Maqedonisë

Kryetari i partisë “E majta“, Dimitar Apasiev në “Facebook” ka reaguar në lidhjes me Propozim-ligjin për ndryshime të Ligjit për shtetësi. Apasievit i pengon që LSDM-ja ka siguruar kuorum për t’u miratuar propozim-ndryshimi i Ligjit për shtetësi të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternatiës. Sipas tij, ky ligj është shovinizëm.

Në mënyrë artificiale mundësohet që 70.000 kosovarë të marrin shtetësinë e Maqedonisë”, shkruan Apasiev. Ndryshe, deputeti Dimitar Apasiev në fjalimin e parë më Kuvend kërkoi heqjen e flamurit të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s në mënyrë që të mos vjen koha të vendoset edhe flamuri i SHBA-së.

Pas tij edhe Pavle Trajanov që po ashtu sipa tij, ky propozim parashikon që t’u pranohet shtetësia 70 mijë qytetarëve, të cilët, mes tjerash, mund të dëshmojnë se kanë qëndrim të përhershëm me dy dëshmitarë,m.

Bëhet fjalë për materie ligjore që është e rregulluar edhe me konventa ndërkombëtare. Të gjitha shtetet kanë qasje rigjide gjatë pranimit të statusit të shtetasit të ndonjë shteti, me ç’rast gjithkund kërkohen kushte identike që duhet të plotësohen. Një ligj i tillë fillimisht duhet të miratohet në procedurë të rregullt, pastaj nevojitet analizë e detajuar nga ana e Qeverisë dhe debat publik, qëtë vlerësohen efektet e një operacioni të tillë, dhe çka është më me rëndësi– a ka në të vërtetë 70 mijë qytetarë që janë pa shtetësi, e që para tetë shtatorit të vitit 1991 kanë qëndruar së paku 8 vite në Maqedoni”, ka deklaruar Trajanov.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu