Arabia Saudite pret mbarimin e Ramazanit, bën gati për në “litar” tre dijetarë

Tre studiues të mëdhenj fetarë në Arabi Saudite të cilët nga Riadi po akuzohen për “terrorizëm”, do të dënohen me vdekje.

Duke cituar dy burime qeveritare, Al Jazeera raporton se bëhet fjalë për Salman al-Awdah, Awad al-Qarni dhe Ali al-Omari. Po sipas këtyre burimeve, ata do të dënohen pas përfundimit të muajit të Ramazanit.

Akuzat për terrorizëm përkthehen në “kërkesat e tyre për të larguar bllokadën që i është shkaktuar Katarit, si dhe për t’u ulur dhe biseduar mundësitë e zbutjes së armiqësive me Iranin”.

Autoritetet e saudite nuk kanë komentuar mbi raportet.

Al-Awdah është një studiues i njohur ndërkombëtarisht, i përshkruar nga ekspertët e OKB-së si një “reformist”, Awad al-Qarni është një predikues, akademik dhe autor i librave të shumta, ndërsa Ali el-Omari është prezantues i njohur televiziv.

Treshja aktualisht është në pritje të gjykimit në Gjykatën Speciale Penale në kryeqytetin Riad. Ata u arrestuan në shtator të 2017-tës. /tesheshi.com/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu