Arbana ka një thirrje për çiftin: S’po bëni mëkat, në Big Brother në botë bëjnë dashuri kënaqen

Olta, Luizi dhe Kiara janë përfshirë në një debat mbrëmjen e të martës gjatë prime pasi Olta mendon se mes Kiarës e Luizit nuk ka më kimi duke përmendur edhe faktin që ata nuk bënë asgjë më shumë në suitë.

Luizi e pyeti Oltën nëse ajo do bënte diçka më shumë po të ishte në vendin e tyre dhe Olta e mohoi. Këtu ndërhyri Arbana duke i thënë Oltës dhe Kiarës se nuk është turp të bësh dashuri.

“E kam dëgjuar ta thoni këtë sikur është ndonjë turp i madh. Nuk ka asgjë të keqe. Në gjithë Big Brother nëpër botë bëjnë dashuri njerëzit, kënaqen. S’po bëni mëkat”, u tha Arbana.

Luizi ndërkohë i tha Arbanës se atë moment intim ai dhe Kiara kanë vendosur ta konsumojnë jashtë larg kamerave pasi duan ta shijojnë në privatësi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu