Arbër Hajdari reagon ndaj akuzave se nxiti komente negative ndaj Kiarës: BBV argëtim, jo për të sharë

Komentet e Arbër Hajdarit janë pritur jo vetëm me sportivitet, por edhe me kritika nga publiku. Disa njerëz kanë qeshur e disa kanë menduar se Arbri ka nxitur gjuhën e urrejtjes dhe gjyqin publik që po i bëhet së fundmi Kiarës.

Nëpër rrjetet sociale të tij, njerëzit kanë komentuar, duke shprehur mendimin për opinionet personale të Arbrit, duke e kritikuar për ironinë dhe ashpërsinë me të cilën i është drejtuar Kiarës.

Për këtë, vetë opinionisti ka reaguar, përmes një postimi në Instastory ku thotë se spektakli është për tu argëtuar dhe jo për të sharë e ofenduar.

“Miq të dashur! Ky “Big Brother” ka qenë dhe është shumë i vështirë për t’u analizuar, për t’u komentuar e për të dhënë një opinion personal, pikërisht për përmasat gjigante që ka marrë dhe ndjeshmërisë së madhe që secili nga personazhet ka në publik. Gjatë gjithë jetës dhe punës sime, kam si parim të mos cenoj askënd dhe të vlerësoj çdokënd, duke u përpjekur të jem sa më i drejtë dhe racional”, shkroi ai.

Efi dhe Kiara lënë pas keqkuptimet, përqafohen mes lotësh, moderatorja: Nuk dua që Luizi të ndjehet keq.

“Ky është një spektakël, një show televiziv dhe jo një arenë gladiatorësh. Ata, aty brenda, por edhe ne këtu jashtë që jemi të përfshirë, jemi njerëz normalë, me të mirat dhe të këqijat tona, por ndryshimi është që ata aty brenda po ju argëtojnë prej 103 ditësh dhe nuk meritojnë asnjë lloj linçimi publik. Shprehja e një opinion personal për lojën e tyre, nuk do të doja kurrsesi të përkthehej në sulm karshi asnjërit prej konkurrentëve. Nëse unë kam bërë dy batuta me konkurrentët, ka ndodhur sepse ky është një show dhe si i tillë, duhet ta marrim pak me më lehtësi e sportivitet. Boll drama ka ky vend! “Big Brother” është për argëtim, jo për të shfryrë, sharë dhe ofenduar askënd”, përmbylli ai deklaratën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu