Ardit Gjebrea fiton betejën: Falenderoj engjëllin mbrojtës për ditët dhe netët pa gjumë

Producenti shumë i dashur nga publiku, Ardit Gjebrea ka fituar betejën me Covid-19. Lajmin e ka dhënë vetë ai përmes një postimi në Instagram, ku shfaqet i veshur sportive në një ambient me gjelbërim.

Arditi ka falenderuar doktor Adrian Jorgjin, infermiere Florën dhe bashkëshorten Anilën, duke e cilësuar edhe si engjëll mbrojtës.

“Kaq ishte!
Tani filloi rekuperimi dhe së pari falënderoj: dr. Adrian Jorgjin që më ngriti në këmbë, infermiere Florën për durimin, Anilën engjëll mbrojtës për ditët dhe netët pa gjumë, miqtë që çdo mëngjes më mbushnin inbox të WhatsApp me merakun e tyre.
Falerminderit dhe të gjithë ju që më keni shkruar dhe uruar shërim të shpejtë, jeni shumë të mirë dhe bekimet tuaja ishin doza e duhur për të mbajtur optimizmin lart – motiv force!
Tani sigurisht do duhet pak kohë deri sa të ndez të 5 motorrët, po kush na nxiton?
Dielli doli”, ka shkruar Gjebrea.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu