Armaldo flet pas eliminimit nga “BBV”: Qëndrova gjatë falë Luizit dhe Oltës

Përballë Kristit dhe Luizit, mbrëmjen e djeshme Armaldo Kllogjeri ishte i eliminuari i shtëpisë së “BBV”. Mesditën e sotme ai ka dhënë intervistën e parë pas daljes nga shtëpia.

I ftuar në “Fun Club”, Maestro u shpreh se nuk e priste të shkonte kaq gjatë në lojë dhe se po të mos ishte për dashamirësinë e Luizit dhe të Oltës, nuk do ta gjente veten në shtëpi.

I bindur se nuk do të rikthehej më në shtëpi edhe nëse do ta kishte biletën e kthimit, Maestro ka bërë një tjetër deklaratë të fortë për konkurentët e Big-ut, ku tha se nëse do të ishin larguar Olta dhe Luizi, do të kishte ikur nga shtëpia.

“Unë nuk mendoj se do ishte frikë, ishte një tërheqje për të bërë më pas një lojë të ashpër ndaj Luizit dhe lojtarëve të tjerë. Unë nuk hyra në shtëpi për frikë, por për një eksperiencë ndryshe. Nuk e prisja, por me dashamirësinë që kishte Olta dhe Luizi, shkoi… Unë e kam thënë që nëse nuk do kisha Oltën dhe Luizin aty unë nuk e gjeja veten në “Big Brother” dhe nëse ata do të largoheshin, do të ikja edhe unë pas tyre,”-deklaroi Maestro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu