Armaldo thumbon Efin, zbulon nëse e ka uruar Kiarën për propozimin e Luizit

Një urim publik nga ana e Armaldo Kllogjerit për propozimin e Luizit ndaj Kiarës nuk ka patur, por gjithsesi ai e ka uruar personalisht moderatoren.

Të paktën kështu ka thënë Maestro në një intervistë virtuale me ndjekësit në Instagram, ku kanë qenë të shumtë ata që e kanë pyetur pse nuk i ka uruar.

“E kam uruar. Bëjeni lajm. Maestro ka marrë në telefon Kiarën dhe e ka uruar për propozimin që i bëri Luizi.”- shkruan ai.

“Ti pate thënë se nuk ka shanse të shkojë në finale Luizi. Si ndihesh tani që po e shikon nga shtëpia?”- e pyet dikush, të cilit Armaldo i është përgjigjur duke i thënë: “Ndihem rehat fare. Edhe ti mund të kesh thënë fitore për një skuadër dhe ka fituar tjetra. Imagjino kur luan vetë.”

Sakaq lidhur me mungesën e postimeve me Luizin, Armaldo shkruan se kur posoton video me të i shkruajnë pse poston sepse ‘të ka ofenduar, bullizuar, prerë në besë”, ndërsa kur nuk poston i shkruajnë se pse nuk poston.

Lidhur me debatin Efi-Luiz, ai duket se mban anën e këtij të fundit, duke hedhur një kunjë të fshehtë për Efin. Armaldo thotë se Luizi ka një intuitë shumë të fortë dhe rikujton se ai ishte i vetmi që e gjeti se zarfi në shtëpi kishte shkuar për Xhonatanin.

Ndaj, thotë se ai mendon se Efi po e përdor dhe duke qenë se intuita e tij nuk gabon, ka të drejtë…


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu