Armando Sadiku zgjidhet në formacionin e javës në Zvicër

Armando Sadiku u rikthye si protagonist në kampionatin zvicerian, duke gjetur rrugën e rrjetës në aktivizimin e tij të parë si titullar.

Sulmuesi i Kombëtares, kaloi në avantazh skuadrën e Luganos në sfidën ndaj Luzernës, duke i hapur rrugë triumfit tepër të rëndësishëm të bardhezinjve.

Ndërkohë prestigjiozja “Blick” nuk ka nguruar të përfshijë Sadikun në formacionin më të mirë të javës, pas paraqitjes dinjitoze.

“Nuk i jepen shumë mundësi për të shënuar, por nëse shërbehet në zonë atëherë bëhet i rrezikshëm si në rastin e golit me kokë”, ishte përshkrimi i medias zviceriane për bomberin shqiptar. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu