Arrestohen dy presona ne Shkup mbi bazen të dyshimit për kryerjen e veprës penale “terrorizëm”

“Më parë janë dhënë urdhra, janë kryer dy bastisje nga të cilat njëra në Shkup, ndërkaq një tjetër në fshatin Haraçinë të Shkupit, gjatë së cilës janë gjetur dhe janë konfiskuar telefona celularë me sim-kartela, fotoaparate me mikro-kartela, targa, plumba, shtëpiza kompjuterësh, tebletë, USB dhe dokumente të ndryshme”, tha Çavkov, citon Agjencia e Lajmeve Flaka

Gjatë kohës së bastisjeve është arrestuar 24 vjeçari nga Haraçina, ndërkaq personi i dytë nuk është i gjetur dhe për të MPB ka njohuri se ai gjendet në Kosovë.

“Kundër personit i cili është gjetur është ngritur padi penale për ekzistimin e bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “terrorizëm” sipas nenit 394-b nga Kodi Penal, ndërkaq nga gjykatësi i procedurës paraprake i është shqiptuar masë paraburgimi prej 30 ditëve”, tha Çavkov./Flaka/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu