Arrestohen dy shqiptarë në Tearcë me 100 mijë euro, duke blerë vota

Dy persona janë arrestuar sot në Tearcë deri sa kanë ofruar para për votuesit që të mos dalin në zgjedhje, njofton A1On. Ata janë paraqitur në polici nga një banor i Tearcës sepse kanë ofruar nga 500 euro për një votues të vendvotimit 2011 ne këtë fshat, që të mos dalë në zgjedhje, transmeton Gazeta Lajm. Në këtë vendvotim me 711 votues do të rivotohet nesër dhe aty vendoset nëse do të barazohet rezultati mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, apo do të mbetet 51:49 në favor të VMRO-së. Partisë së Gruevskit i konvenon që më pak votues të dalin në zgjedhje, sepse ka 387 vota përparësi nga 11 dhjetori. Sipas informacioneve të shpërndara në rrjetet sociale dy personat e arrestuar kanë mbiemra shqiptarë dhe ata kanë pasur me vete 100 mijë euro në momentin e arrestimit. Policia nuk i ka konfirmuar këto informacione.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu