Ata që e njohin ish kryetarin e Gostivarit Nevzat Bejta e njohin edhe sensin e tij për humor. Këtë sens Bejta e ka përdorur sot edhe gjatë përshëndetjes me ambasadorin europian në Shkup, Samuel Zhbogar, deri sa ka marë pjesë në pritjen e organizuar në prag të 9 Majit, ditës së BE-së. Deri sa Bejta përshëndetet me ambasadorin Zhbogar (dhe si duket i dhuron diçka simbolike), bashkëpartiakët e tij keputen së qeshuri, transmeton Gazeta Lajm.
“Dita e Evropës është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të Bashkimit Evropian. BE filloi të festonte ditën evropiane më 9 maj në përkujtim të Deklaratës Schumanit të vitit 1950.
Për nderë të kësaj dite, nën kujdesin e Ambasadorit Bashkimit Evropian në Shkup, Samuel Zbogar sot u organizua një manifestim rasti. Ishte kënaqësi të jem në mesin e të ftuarve.
Uroj që shumë shpejt këtë datë ta shënojmë si shtet anëtar i BE-së, bashkë me Shqipërinë dhe Kosovën, urime“. – Ka shkruar Bejta në Facebook pasi ka marrë pjesë në këtë pritje.
Foto:











