ASH: BDI me vendime jo përfillëse, po çon Dibrën në kaos

ASH dega Dibër reagon ashpër ndaj BDI-së dhe kryetarit të komunës Ruzhdi Lata, për vendimet që po meren ditët në vijim për qytetin. Paramendoni para vitit të rij në seancen e rradhës të këshillit u soll dhe u aprovua Buxheti i komunës për vitin 2018, që mendojmë se është një ndër çështjet më kryesore, në të cilën séance as që ishte present kryetari i komunës.

Këshilltarët e ASH-së edhe pse gjith kohës po parashtronin vëretjet dhe sugjerimet e tyre , përsëri BDI me koalicionin e tyre me LSDM-në dhe VMRO-në në fund aritën të votojnë kët buxhet maramendës.

Asnjë imvestim kapital që do të bie në sy nuk kishte në ate buxhet, kurse në anën tjetër rritje të buxhetit ka vetëm në pjesën e pagave, që do të thotë (si përherë) punësime partiake, edhe pse dihet se ai institucion me sa të punësuar mundet të funksionojë, rritje ka edhe te shpenzimet materijale, blerja e mjeteve, mbulimi i aktiviteteve kulturore është katastrofale, edhe për kundër asaj që vitin e kaluar për shkak të mjeteve u pa mundësua edhe festivali i teatrit që u detiruan të gjejnë zgjidhje tjetër. Poashtu vërejtje kishte edhe për të hyrat vetanake që i ka komuna, askund nuk theksohen dhe skjarohen sa janë të hyrat nga qyraja që i ka komuna për objektet rreth sallës të qytetit dhe objektet tjera, si dhe asnjëherë nuk është ditur kompenzimi për tokën ndërtimore që u kanë dhënë për shfrytëzim.

ASH dega Dibër i bën thirje kryetarit të komunës Dibër që të ndërpresë këta veprime, krejt antiligjore, dhe të dalë publikisht të pranojë konkretisht të japë llogari krejt për ate çka u tha më lartë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu