ASH: Doli mashtrimi për stadiumin, sportdashësit tetovarë viktimë e aventurave të Kasamit

Që në fillim ishte e qartë se projekti për rikonstruimin e stadiumit të Tetovës ishte një mashtrim parazgjedhor i Bilall Kasamit, për të keqpërdorur temën më të ndjeshme për tetovarët dhe sportdashësit e Tetovës. Herë me rikonstruim, herë me ndërtim të stadiumit të ri, herë me finansim nga Komuna e herë me kompani private, Kasamit i mbaruan gënjeshtrat dhe në fund pranoi dështimin. Ai dje vetë njoftoi se punimet janë ndërprerë dhe tentoi të shpikë gënjeshtra të reja. Deklaratat se stadiumi do të ndërtohet për tre vjet janë edhe një tentim i radhës për të përdorur këtë mashtrim edhe për zgjedhjet e ardhëshme lokale, kur në kohë fushate do të tentojë përsëri të rrënojë, por asnjëherë s’do të ndërtojë.

Duke akuzuar se udhëheqësitë e kaluara të Tetovës nuk kanë bërë asgjë për të ndërtuar stadium të ri, Kasami e bëri edhe më keq, e rrënoi edhe atë stadium që ishte.

Sot, tetovarët nuk do të mund të ndjekin ndeshjet e klubit të tyre të zemrës “Shkëndija”, për shkak të aventurave të Bilall Kasamit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu