Aurela Gaçe rrëfen historinë e trishtë pas këngës së fuqishme

Kënga e fundit e Aurela Gaçes – një lloj himni për gratë që dhunohen nga partneri apo bashkëshorti – mban një përjetim të sajin personal. Kënga është dedikim për kushërirën e Aurelës, e cila për fat të keq humbi jetën si pasojë e dhunës.

“Kam në familje një histori të tillë – kushërira ime. Mund të them që i kushtohet asaj. Pas një martese të gjatë, me dy fëmijë, pas një dhune të vazhdueshme, ajo nuk arriti të thoshte ‘Unë e dua veten gjallë’. Me gjithë ndihmën që i dha familja, ajo është një nga ato gratë që humbi jetën.” – tha këngëtarja për “Jo vetëm modë”.

Më pas, Aurela shtoi:

“Të mos mendojnë njerëz se unë jam këtu sot sepse thjesht jam vazjë e fortë. Jo, i kam kaluar të gjitha fazat derisa kam thënë: ‘Jo, jo, unë vlej’. Nuk bëhesh rastësisht e fortë.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu