Avionët amerikanë F-22 kanë kapur katër bombardues rusë dhe dy avionë luftarakë në brigjet e Alaskës të hënën, kjo pasi që kanë dalur nga zona e lejuar, transmeton Gazeta Metro.
Rastin e ka konfirmuar Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës së Amerikës së Veriut, përmes një komunikate për media, ku mes tjerash bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në brigjet e Alaskës të hënën.
“Luftëtarët tanë kapën bombarduesit rusë që hynin në Alaaskë më 20 maj. NORAD siguroi mbikqyrje të përgjithshme”, thuhej në njoftim.
Rreth rastit është deklaruar edhe Ministria e Mbrojtjes së Rusisë, të cilët kanë thënë se pavarësisht të gjitha, bombarduesit ishin të koordinuar për lëvizje.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Rusia shkelë në zonën që nuk i lejohet, kjo pasi që një rast të ngjashëm ka pasur edhe me Britaninë e Madhe










