Babai i Milot Rashicës i kundërpërgjigjet Mehmet Kurdës për djalin e tij

Babai i Milot Rashicës, Nexhmedin Rashica, i është kundërpërgjigjur Mehmet Kurdës për zbulimin e Milot Rashicës.

Kurda është thirrur disa herë se ka zbuluar talentin e yllit të Werder Bremenit.

Mirëpo, babai i Milotit, Nexhmedini e ka mohuar këtë.

“Le ta shikon Mehmet Kurda se kush e ka zbuluar Milotin. Milotin e kam dërguar ne Prishtinë për arsye te formimit te Ligës Regjionale”, ka shkruar Rashica në Facebook.

Ai ka publikuar një foto ku shihet Miloti me klubin e Vushtrrisë, kategoritë e reja.

Miloti për disa vjet ka luajtur me grupmoshat e reja të SHF Kurdas, para se ti bashkohej ekipit të parë të Vushtrrisë, ku trajner ishte Ismet Munishi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu