Babai i Neymarit: Nuk kemi pasur kontakte me Barcelonën, zërat e largimit janë argëtuese

Babai i Neymarit këmbëngul se ai nuk ka pasur ndonjë kontakt me Barcelonën për yllin e PSG-së që kthehet në Camp Nou, teksa zërat për largimin e tij i cilësoi si argëtuese.

Neymar Snr ka folur për mediumin francez Telefoot për angazhimin e djalit të tij te parisienët.

Babai i sulmuesit brazilian i ka cilësuar si shaka lajmet për largimin e djalit të tij nga Camp Nou dhe këmbënguli se nuk ka pasur kontakte me Barcelonën.

“Ka dy njerëz që flasin për Neymarin. Njëri është vet Neymari dhe personi tjetër jam unë. Dhe ne asnjëherë nuk kemi biseduar me Barcelonën “, ka thënë fillimisht Neymar Snr.

“A është dikush që ka dëgjuar ndonjëherë këto fjalë të dalin nga gojët tona në lidhje me qëllimin e një rikthimi në Barcelonë? Jo”.

“Natyrisht Barcelona është një skuadër e madhe, ne të gjithë ishin të lumtur atje, por është e qartë se kur flasim për thashethemet e transferimeve, emri i Neymarit citohet detyrimisht”.

“Nuk mund të largoheni nga një lojtar i tillë, por këto janë vetëm gënjeshtra, nuk ka pasur asnjë thirrje me Barcelonën”.

“Kjo është e gabuar, por këto thashetheme janë shumë argëtuese”, përfundoi babai i Neymarit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu