Balotelli kritikon CR7: Po ta kisha bërë unë atë gjë

Mario Balotelli ka thumbuar Cristiano Ronaldo-n pas festimit të golit të vetëm të shënuar nga Juventus ndaj Torinos të shtunën.

Sulmuesi i Nice ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të komentuar rreth festimit të ekzagjeruar të Ronaldo-s kur shënoi nga penalltia në pjesën e dytë.

Ronaldo shënoi penalltinë në minutën e 70-të të takimit, një gol që ishte i 5000-ti i Juve-s në Serie A.

Ai festoi duke provokuar portierin e Torinos Salvador Ichazo.

Dhe Balotelli ka shkruar në një “story” në Instagram se po ta kishte bërë ai atë gjë, do të ishte bërë nami.

“Nëse do ta kisha bërë unë atë gjë, ciaaaaaooo!”

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu