Banka Botërore: 330 mijë qytetarë të Maqedonisë jetojnë në varfëri

Rreth një e gjashta e popullsisë në Maqedoni, respektivisht 330 mijë qytetarë jetojnë me më pak se 4 euro në ditë. Kështu thuhet në raportin e Bankës Botërore të Maqedonisë, sipas të cilit këta (330 mijë) qytetarë bëjnë pjesë në mesin e qytetarëve që jetojnë në varfëri. Procentualisht, 16.4 për qind e qytetarëve të Maqedonisë jetojnë nën pragun e varfërisë, tregon raporti i fundit i BB-së, transmeton Gazeta Lajm.

Edhe pse në krahasim me vitet paraprake, raporti i fundit tregon përmirësim të vogël, megjithatë niveli i varfërisë mbetet ende i lartë. Kjo shifër përputhet edhe me shifrat e “Eurostat”-it nga vitit 2014, që tregonin se rreth 43 për qind të qytetarëve të Maqedonisë u kanoset varfëria. Sipas këtij indeksi, Maqedonia gjendet në vendin e parë në Evropë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu