Bankënota e re 1.000 frangëshe e Zvicrës me elemente të shqiponjës dykrenare (FOTO)

Banka Qendrore e Zvicrës, ka prezantuar sot versionin e ridizajnuar të bankënotës 1,000 frangëshe.

Bankënota e re është “më e vogël dhe më e lehtë” për dallim nga dizajni i kaluar dhe ka “masë të mjaftueshme të mbrojtjes” kundër falsifikimit, thuhet në komunikatën e Bankës Popullore të Zvicrës.

Bankënota ka ngjyrë vjollce dhe të verdhë, në njërën anë shihet shtrëngimi i duarve e në tjetrën parlamenti zviceran dhe pritet të futet në përdorim nga 13 marsi.

Ajo që bie në sy, është edhe duart e shtërnguara, që në shikim të parë përngjajnë në formën e shqiponjës dykrenare, me përjashtim se mungojnë dy gishtat e mëdhenj të ngritur anësh. Me siguri se autori nuk e ka pasur për qëllim të vendosë shqiponjën dykrenare, por besojmë se shqiptarët do të satisfaksionohen dhe ndoshta “revanshohen” pas bankënotës 200 frangëshe, me të cilën u ngjallën ndjenjat antiserbe, pasi ajo i përngjante shenjës serbe të tre gishtërinjve.

Siç raporton AP, bankënota në këtë vend ka traditë, megjithatë prodhimi i saj është në kundërshtim me politikat e Bankës Qendrore të Evropës, që ka vendosur të ndal prodhimin e bankënotave të 500 eurove, me qëllim që të luftohet shpëlarja e parave dhe krimi i organizuar.

Foto:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu