Bayerni planifikon transferimin e Dybalas

Ylli argjentinas i Juventusit, Paulo Dybala pëlqehet shumë nga skuadra e madhe gjermane, Bayern Munich.

Dybala nuk po kalon ditët e tij më të mira këtë sezon të Juventusi, pasi ka mbetur nën hijen e portugezit Cristiano Ronaldo.

Argjentinas ka humbur edhe vendin e titullarit të rregullt dhe nuk po i pëlqen aspak kjo situatë te Juventusi.

Kjo situatë ka bërë që shumë klube të mëdha evropiane të shikojnë me kujdes mundësinë e transferimit të argjentinasit.

Sipas mediumit italian Tuttomercato, Bayern Munichu po përgatit një lëvizje për transferimin e Dybalas në verë.

Karl Heniz-Rummenigge thuhet se është një tifoz i madh i yllit argjentinas, i cili ka qenë i lidhur me një largim të Juventusit tash e disa javë.

Interi, Manchester City dhe Liverpooli thuhet se janë gjithashtu në kërkim të Dybalas, i cili ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2022.

Dybala këtë sezon ka zhvilluar 29 ndeshje në të gjitha garat, teksa ka shënuar tetë gola dhe ka bërë gjashtë asistime.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu