BDI: Ahmeti ka obligime më të mëdha andaj refuzon postin e kryeparlamentarit

Ndonëse me të madhe po bëhet `presion` që kreu i parlamentit t`i takojë BDI-së dhe atë të merr lideri i saj Ali Ahmeti i cili në njërën anë do të faktorizohet akoma më shumë duke pritur delegacione nga më të lartat që vijnë në vend, duket se ky post nuk shihet si preferencë për Ahmetin për shkak të obligimeve të mëdha që ka si lider i partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni, shkruan Zhurnal.

Burime mirë të informuara për Zhurnal nga BDI informojnë se Ali Ahmeti postin e kryeparlamentarit e merr që ditën e nesërme mirëpo ai ka obligime akoma më të mëdha dhe të tjera dhe se ky opcion do të jetë i refuzuar edhe pse është shumë i përfolur se mund të ulet aty kreu i integristëve i cili sipas informacioneve i është ofruar të ketë tre zv.kryetarë të cilët do të drejtonin seancat ndërkohë që ai do ishte më i lirë në takimet e tij me delegacionet e huaja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu