BE, qëndrim ndaj djegies së fundit të Kuranit

Bashkimi Evropian: Djegia e Kuranit apo e ndonjë libri tjetër të shenjtë është një akt i qartë provokimi

Bashkimi Evropian tha të shtunën se djegia e një kopje të Kur’anit ose ndonjë libri tjetër të shenjtë është “fyese” dhe përfaqëson “mosrespektim dhe një akt të qartë provokimi”.

Reagimi erdhi pasi një person i identifikuar si Salëan Momika i vuri zjarrin një kopje të librit të shenjtë musliman nën mbrojtjen e policisë jashtë një xhamie në Stokholm të mërkurën.

Provokimi përkoi me ditën e parë të Kurban Bajramit, një nga dy festat e mëdha islame që festohet nga muslimanët në mbarë botën.

“Manifestimet e racizmit, ksenofobisë dhe intolerancës nuk kanë vend në Evropë”, tha Nabila Massrali, zëdhënëse për politikën e jashtme dhe sigurinë e Bashkimit Evropian.

Ajo shtoi se BE-ja i bashkohet Ministrisë së Punëve të Jashtme suedeze në refuzimin e tyre të fuqishëm të aktit të djegies së Kur’anit.

“Ky akt nuk pasqyron në asnjë mënyrë pikëpamjet e Bashkimit Evropian. Është edhe më keq që një akt i tillë u krye gjatë festës së rëndësishme myslimane të Kurban Bajramit,” shtoi Massrali.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu