Beckham merkato yjesh: Messi e Ronaldo, së bashku në ekipin tim

David Beckham e di shumë mirë se të sjellë në Amerikë dy yjet e futbollit botëror si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk ka për të qenë aspak e lehtë. Megjithatë, legjenda e futbollit britanik, pronar i skuadrës së Inter Miami, nuk heq dorë nga ëndrra e tij, për të sjellë të skuadra e tij lojtarët më të mirë në botë.

Skuadra e tij do të debutojë në MLS në vitin 2020 dhe Beckham kërkon që të ketë në përbërje mjaft kampionë botërorë. “Asnjëherë nuk i dihet të ardhmes. Ndoshta ata të dy mund të jenë në skuadrën time në të ardhmen”, tha Beckham, i pyetur nëse Messi e Ronaldo mund të luajnë për ekipin e tij.

“Messi e Ronaldo luajnë në nivele shumë të larta, ndaj është e vështirë që ata të luajnë në ekipe të tilla. Por do të shohim. Në jetë asnjëherë asgjë nuk është e sigurtë dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë të nesërmen. Kjo vlen edhe për futbollin, ndaj ata mund të luajnë të dy në Amerikë për ekipin e Inter Miami një ditë”, tha Beckham.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu