Benzema: Më parë kam luajtur për Ronaldon

Karim Benzema po kalon nëpër një formë të mirë në këtë sezon, andaj ka zbuluar se çfarë kishte ndodhur me të.

Sulmuesi francez ka thënë se në sezonet e kaluar ai kishte qëndruar më mbrapa Cristiano Ronaldos, pasi i mundësonte të shënonte më shumë gola, ndërsa tani është lider i ekipit.

“Më parë, kam luajtur për Ronaldon”, tha Benzema.

“Unë gjithmonë kam shikuar se si ai të shënoi gola kur ishte në skuadër, por tani gjërat kanë ndryshuar.

“Unë jam tani lider i skuadrës dhe kam hapësirë më shumë që të shënojë gola. Tani mund të luaj futbollin tim”, deklaroi Benzema. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu