Bernardo Silva kundër deklaratës së Guardiolës: Mos më krahasoni me Ronaldon, unë nuk jam si ai

Bernardo Silva është bërë njëri nga futbollistët kryesor të Manchester Cityt këtë edicion.

Sulmuesi portugez ka shkëlqyer këtë edicion me klubin anglez në 40 paraqitje në të gjitha garat.

24-vjeçari ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë 10 asistime, duke qenë ndër më meritorët për sukseset e Cityt deri më tani.

Ditë më parë ka qenë trajneri spanjoll Pep Guardiola, që në një konferencë tha se Silva është ylli më i madh i Portugalisë, duke e lënë atë prapa Cristiano Ronaldos.

Por ka qenë vetë anësori portugez që ka thënë se nuk dëshiron të krahasohet me Ronaldon pasi mbetet larg tij.

“Unë mendoj se njerëzit e kanë interpretuar më ndryshe atë që ka thënë Guardiola”.

“Ajo që ka bërë Cristiano në këto 15 vite në futboll është diçka e jashtëzakonshme. Ai është njëri nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave”, u shpreh Silva.

“Ronaldo ka bërë gjëra të mëdha, ndërsa unë nuk mund të krahasohem me të,pasi nuk jam si ai”, përfundoi Silva.

24-vjeçari iu bashkua Manchester Cityt në verën e vitit 2017 nga Monaco për 50 milionë euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu