Beu i Dibrës dhe mik i Ramës, kush është Ymer Lala që shfaqet kudo në përgjimet e “Bild”

E përditshma gjermane “Bild” ka publikuar mbrëmjen e së mërkurës 10 audiopërgjime të reja me protagonist kryesor Ymer Lalën, babai i deputetes Reme Lala, i sulmuar dhe akuzuar vazhdimisht nga opozita si kontigjent krimi dhe për blerjen e votave në Dibër.

Pjesë e përgjimeve është dhe deputeti Xhemal Qefalia, Damian Gjiknuri asokohe Ministër i Energjisë, Saimir Tahiri në cilesinë e Ministrit të Brendshëm dhe ish-shefi i policisë së Dibrës, Robert Aga.

Kush është Ymer Lala?

Ymer Lala edhe pse është një prej personave më të akuzuar nga opozita, daljet e tij publike janë shumë të kufizuara. Gazeta SHQIP ka siguruar një foto ekzkluzive, të atij që gazeta prestigjioze gjermane e quan bos i krimit. Ymer Lala, njihet si “i forti” i Dibrës, emri i të cilit është përmendur disa herë në parlament nga Lulzim Basha. Në media njihet dhe prezantohet si binzesmen, por kryedemokrati e quan vrasës.

“Vrasës si Ymer Lala, ju mediat i quani biznesmen”, ka deklaruar disa herë ai.

Ymer Lala është babai i deputetes Reme Lala, e cila u fut në parlament nën siglën e PDIU, por që tashmë i është bashkuar qeverisë. Reme Lala deklaroi kalimin në PS ditën që nisen punimet për rrugën e Arbrit. Në përgjimet e sotme të BILD, Lala flet për blerje votash me ministrin Damian Gjiknuri. Në një tjetër përgjim ai flet me nipin e tij për një video të fshehtë të regjistruar nga fiks fare ku behen pazare për votat. Ndërsa në një përgjim tjetër, “i forti” i Dibrës flet me gruan e tij, ku tregon një takim me “bablokun” (kryeministrin), në zyrën e këtij të fundit. /GazetaShqip/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu