Bashkësia Fetare Islame është ankuar ndaj vendimit të Gjykatës Themelore Shkupi 2 për shkarkimin e Sulejman Rexhepit nga kreu i BFI-së dhe emërimin e Skender Buzakut në vendin e tij. Sipas tyre, gjykata ka marr vendim mbi dokumente të falsifikuara, duke përmendur në këtë rast procesverbalin e mbledhjes së 30 marsin ku nga 15 të nënshkruar, 7 prej tyre nuk janë pjesë e BFI-së dhe as imam që kanë të drejtë të jenë anëtarë të Rijasetit. Gjithashtu nënshkrimet dhe vulat e përdorura janë të falsifikuara, pasi që sipas BFI-së, në dokumentet të cilat gjykata i ka pranuar si dëshmi në procedurë, vulat janë ato të vjedhura nga viti 2015 kur kishte ndodhur puçi paraprak. Muhamer Vejseli nga BFI thotë se vendimi i gjykatës ka prapavijë politike.
Jemi ankuar dhe kërkojmë nga gjykata ta shqyrtoj këtë vendim, respektivisht ta abrogojë këtë vendim dhe BFI të funksionojë siç duhet. Gjykata, prokuroria dhe prokuroria e dashur Speciale e Zoran Zaevit duhet të merren me atë se kush i ka dorëzuar këto dëshmi të rrejshme në gjykatë mbi të cilat mirën vendime gjyqësore. Kriminaliteti më i madh është në gjyqësor”-tha Muhamer Vejseli nga BFI.
Nga Gjykata Themelore Shkupi II thonë se vendimi nuk është i plotfuqishëm dhe se ka afat 15 ditor për të dorëzuar ankesë. Gjykatësja e lëndës Suzana Donçeva për televizionin Alsat tha se vendimi është marrë duke u bazuar në dokumentacionin e dorëzuar dhe në pajtim me ligjin. Ajo mohoi që mbrëmë të ketë pasur kërcënime nga dikush për këtë vendim.
Vendimi për ndryshimin e ushtruesit të funksionit Reis Ulema nuk është i plotfuqishëm, pra për të ka mundësi ankese në afat 15 prej ditëve. Në këtë drejtim, theksojmë se gjykata nuk bën ndërrimin e drejtuesve por zbaton dhe vërteton vendime të bashkësisë fetare që janë sjellë në seancën e jashtëzakonshme të Rijasetit, ndërsa në bazë të nenit 36 dhe nenit 68 të Kushtetutës së Bashkësisë Fetare Islame”-thonë nga Gjykata Themelore Shkupi II.
Edhe pse vendimi nuk është i plotfuqishëm, i njëjti, që dje u shpallur në Gazetën Zyrtare.
Kërkesa për regjistrimin e ndërrimin të ushtruesit të funksionit Reis Ilema të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë me seli në Shkup, rruga “Çairska” numër 25 Shkup, pranohet. Në të ardhmen, ushtrues i detyrës së Reis Ulema në Bashkësinë vullnetare të personave fizik me emër Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë, me seli në Shkup, rruga “Çairka” numër 52 Shkup, do të jetë personi, Skender efendi Buzaku nga Shkupi, Petrovec, Konjare e mesme, rruga 2 numër 5”- thuhet në Shpalljen e vendimit të gjykatës në Gazetën Zyrtare.
Por ky vendim i gjykatës është quajtur “skandaloz” nga kryetari i BFI-së Sulejman Rexhepin i cili sot erdhi në kabinetin e tij në BFI. Më i relaksuar se mbrëmë, Rexhepi sot si udhëheqës i BFI-së erdhi për tu takuar me Peshkopin e kishës katolike.
Nga ana tjetër, Skender Buzaku thotë se së shpejti do të ulet në karrigen të parit të BFI-së duke kërkuar ndihmën e policisë me qëllim të shmangies së konflikteve me palën tjetër. Ai mohon që të ketë dorëzuar dokumentacion fals në Gjykatë. Madje kërkon nga policia financiare që të hetojnë punën e deritanishme të Sulejman Rexhepit, pasi që dyshon në keqpërdorime të majme financiare.
Të gjitha aktet e brendshme janë të respektuara në mënyrë demokratike kështu që nëse ka ndonjë ankesë ai mund të bëjë ankesa pritvate ose anksesa tjera mirëpo sipas vendimit duhet të lëshojë institucionet dhe pastaj le të ankohet”- Skender Buzaku – Kryetar i BFI-së, sipas Gjykatës Themelore Shkupi II.
Buzaku thotë se mbrëmë në orët e vona është sulmuar nga njerëz të afërt me Sulejman Rexhepin. Por nga BFI i rekomanduan që të ankohet siç thanë tek shoku i tij, ministri i Brendshëm Oliver Spasovski.
Mund të ju informojë se mbrëmë jemi sulmuar nga një grup i tij fizikisht, i cili grup është identifikuar edhe nga zyrtarët e policisë të cilët kanë qenë jashtë”-tha Skender Buzaku – kryetar i BFI-së, sipas Gjykatës Themelore Shkupi II.
Veprimin e Skender Buzakut, kreu i BFI-së Rexhepi e quajti puç të pushtetit. Sipas tij, ky incident erdhi pas rezultatit të dobët të kandidati i qeverisë në zgjedhjet presidenciale. Ai thotë se dokumentet mbi të cilat ka marrë vendim Gjykata, janë të falsifikuara. Madje, Rexhepi kërkoi edhe shkarkimin e gjykatëses.
Kur dhe kujt i kujtohet na i sjell policinë, por nuk i trembeni ne policës o bura o opinion. Nuk e di unë kush është policia. 11-17 Për gjykatësen ka vendim, ne kërkojmë që ajo duhet të ndëshkohet dhe ajo nuk guxon më ta ushtrojë funksionin e gjykatës”- pohoi Sulejman Rexhepi , kryetar i BFI-së.
Ndërkohë nga Drejtoria e Policisë Financiare mohuan që mbrëmë të kenë kryer kontrolle në hapësirat e BFI-së. Ata pranuan se sot është pranuar një denoncim me kërkesë për kontroll financiar.
Video:










