“Big Brother Vip 2 i takon Luizit dhe Kiarës”, Efi reagon pas përfundimit të spektaklit: Ia dola

Efi Dhedhes ka bërë reagimin e parë në rrjetet sociale pas përfundimit të Big Brother Vip Albania. Ajo shprehet se vendi i tretë është një arritje e madhe për të, duke theksuar se gjatë qëndrimit në shtëpi është përpjekur t’i besnike vlerave të saj.

Ju kam lodhur me postimet e mia, por jam shumë e emocionuar teksa reflektoj për rrugëtimin tim në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Vendi i tretë është një arritje e madhe për mua, dhe nuk do ta kisha bërë pa mbështetjen te të gjithëve ju. Gjatë gjithë qendrimit në shtëpi, unë u përpoqa t’i qendoja besnike vlerave të mia, edhe në momentet më të vështira.

Nuk ishte një udhëtim i lehtë, por mbështetja dhe dashuria juaj më shtynë që të qendroja deri në fund në shtëpi. Ndërsa kam qenë duke lexuar sot mesazhet, komentet dhe DM tuaja, ndihem sikur kisha një familje të dytë që më mbështeste nga jashtë”, shkruan ajo.

Efi shton se Big Brother Vip 2, i përket Luizit dhe Kiarës për emocionet që kanë dhuruar dhe i uron atyre jetë të lumtur bashkë.

“Më shumë se çdo gjë doja t’i bëja njerëzit e mi të dashur krenarë dhe jam shumë e lumtur që mund të them se ia dola. Prindërit e mi më rritën të jem një vajzë e fortë, e sigurtë dhe besnike, dhe jam shumë mirënjohëse që i kam ngjarë atyre.

Big Brother VIP 2 i përket Luizit dhe Kiarës. Kanë dhuruar emocione pafund, dhe i uroj jetë sa më të lumtur bashkë! Kristi jam e bindur qe do të shohim shumë gjera të bukura nga ty në të ardhmen! Dea je një shembull për shumë vajza! Faleminderit për çiltërsinë dhe shoqerinë që më ke dhënë gjatë disa momenteve të vështira në shtëpi”, thotë Efi.

Prej dy ditësh në rrjet po qarkullon një video ku Efi dëgjohet duke komentuar Luizin dhe Kiarën bashkë në skenë, duke i etiketuar ata si falso. Nuk ka pasur ende një reagim nga ish banorja e BBV në lidhje me këtë situatë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu