Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe kryeministrti i Kosovës, Albin Kurti, kanë zhvilluar një bisedë telefonike, ku kanë biseduar për bashkëpunimin institucional për masat e reja kundër pandemisë, koronavirus, shkruan GazetaBlic.
Ahmeti përmes një shkrimi në “twitter”, ka thënë se koordinimi i institucioneve është kyç në këtë betejë të përbashkët.
Shkrimi i plotë:
Sapo zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin. E informuam njëri-tjetrin për masat e ndërmarra dhe për atë se çka mendojmë se duhet bërë. Koordinimi i institucioneve është kyç në këtë betejë të përbashkët. Por edhe koordinimi i qytetarëve për #rriNshpi edhe më shumë. – Përfundoi Ahmeti.










