Bledi Mane befason me deklaratën për Kiarën: Unë e kam dashur atë vajzë

Gazetari Bledi Mane, ka bërë një deklaratë të fortë, ku është shprehur se më parë e ka dashuruar Kiarën, një deklaratë të tillë e ka bërë para se të rifutej në shtëpinë e “Big Brother”, duke treguar madje se dhe kishte bërë një këngë për të.

“Unë në fillim e adhuroja Kiarën, me origjinë është nga Përmeti im. Po filloja, po më dhimbsej kiara tij. Nuk besoja shumë te ajo dashuri, thashë do i jap një dorë Kiarës, ndihma ime modeste që të shkonte më tutje. Jam futur në dhomën e rrëfimit dhe i kam bërë një këngë Kiarës. Do e këndonim unë Armaldo dhe Nita. Nuk e kemi treguar, sinqerisht besoj e kanë në xhirimet e tyre. Unë e kam dashur atë vajzë”, theksoi Mane, i cili dihet që është një personazh provokues dhe nuk dihet sa seriozisht e ka.

Bledi Mane hyri sërish mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”, pasi ishte një ndër katër të votuarit nga publiku.

Bledi doli vullnetarisht nga ‘BBVA’ në një televotim me Luizin dhe Kiarën, duke ia bërë si dhuratë kësaj të fundit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu