Blerim Bexheti: ‘Muki’ po e tregon fytyrën e tij të vërtetë

Zgjedhjet presidenciale të para disa ditëve kanë shkaktuar një përplasje mes partnerëve të koalicionit LSDM dhe BDI si shkak i rezultatit të dobët që shënoi kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski, shkruan InfoShqip.

Ndër më të zëshmit në akuza ndaj BDI-së ka qenë deputeti i LSDM-së Muhamed Zekiri, të cilit i ka reaguar së fundmi edhe funksionari i BDI-së Blerim Bexheti.

Deklarata e Blerim Bexhetit:

“Gjatë angazhimit tim politik sidomos në sferën e jurisprudencës , kam qen I fokusuar në drejtim të realizimit të reformave në drejtësi dhe gjyqësor por sidomos në drejtim të realizimit të parimit të përfaqësimit të drejtë të shqiptarëve në këtë sferë funksionimit të shtetit. Angazhimin tim nuk mund të vlerëson ndonjë “ muki “ por elektorati shqiptarë I cili më ka dhënë besimin në ciklet zgjedhore me votën e tyre.

Jam angazhuar për këtë përfaqësim dhe jo si ky far “ muki “ për skenare dhe komplote policore , sidomos ndaj institucioneve të fesë islame, siç është ky skenar i fundit i “mukit”. Akti I fundit në BFI vetëm tregon fytyrën e vërtet të tij para opinionit. “ Mukit “ e tillë I ka dënuar historia dhe këtë do ë bëjë përsëri se gjyqi I saj është më I drejti”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu