Blerim Reka mbledh 10 mijë nënshkrimet për kandidaturën për president

Kandidati i pavarur shqiptar për president Blerim Reka ka arritur që të grumbullojë nënshkrimet e nevojshme për kandidaturën për president. Siç bëhet e ditur janë mbledhur 10 mijë nënshkrimet e nevojshme pas aktivizimit masiv të strukturave dhe anëtarësisë së Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes BESA.

Mbledhja e nënshkrimeve të nevojshme pritet që të konfirmohet zyrtarisht edhe nga ana e shtabit të kandidatit Reka.

Kuvendet Qëndrore të Lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarët, ditë më parë vendosën që të përkrahin kandidaturën e profesorit Blerim Reka. Deri tani nënshkrimet i kanë grumbulluar edhe dy kandidatët e tjerë si Gordana Siljanovska – Davkova nga VMRO-DPMNE dhe Stevo Pendarovski, kandidati i mbështetur nga partitë në pushtet./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu