Blero dhe Afrona i thonë “Po” njëri-tjetrit në altar. Ja si dukej Afrona nuse (VIDEO)

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Blero Muharremi dhe modelja Afrona Dika, sapo i thanë “po” njëri-tjetrit në altar. Ata po kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni madhështore që po mbahet në Shëngjin.

Ceremonia martesore po zhvillohet në plazhin e Shëngjinit.

Kujtojmë se për argëtimin e mysafireve do të përkujdesen Ramadan Krasniqi – Dani, Besnik Qaka, Sabri Fejzullahu dhe Shkurte Gashi.

Blero tashmë ka një martesë të dështuar me aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën ka disa vite që janë ndarë por që kanë një vajzë nga martesa.

E Afrona me anë të një InstaStory ka treguar se edhe ku do të jetë muaji i mjaltit i çiftit.

Sipas saj, destinacioni është Havai ku modelja pritet që të kalojë muajin e mjaltit me Bleron.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu