Kevin Prince Boateng ka ndarë përmes “Instagram Stories” një fotografi, në të cilën shfaqet me Gerard Pique, në prezantimin e “Cirque du Soleil”, shfaqje e cila do të bazohet në jetën e Leo Messit. Nënshkrimi i ri azulgrana u habit me veshjet e zgjedhura nga qendërmbrojtësi për këtë event, ku spikasnin pantallonat me një model të mrekullueshëm dhe ngjyra të ndezura.
“Çfarë janë ato @gerardpique?” – shkroi ganezi pranë fotografisë, në të cilën ai duket duke e mbuluar gojën e tij me dorë, ndërsa Piqué shfaqet i qeshur në anë. Boateng ka pasur një pritje të madhe nga lojtarët e Barcelonës, kështu që përshtatja e tij në dhomën e zhveshjes së kampionëve katalanas ka qenë e shpejtë.











