Boksierit britanik paguan drekën e ‘çmendur’ në Mykonos, paguan 920 euro për një biftek (FOTO)

Ish-boksieri britanik Richard John Hutton ka paguar një faturë prej gati 2 mijë euro për një drekë në Mykonos të Greqisë.

Ai ndodhet për pushime në Greqi me bashkëshorten e tij, por gjëja e fundit që priste të paguante ishte ajo faturë maramendëse ku bifteku kushtonte 920 euro. Ndërsa një ujë mineral kushtonte 16 euro dhe buka 14 euro.

Kur u erdhi llogaria, ata nuk mund të besonin atë që po shihnin dhe kështu e fotografuan.

Fotografia u postua në llogarinë e tij në Instagram dhe, siç pritej, shkaktoi një tronditje. Ai komentoi në foto se u zgjua të nesërmen në mëngjes duke qarë për faturën që pagoi.

“U zgjova në mëngjes në një pellg lotësh”, komenton ai në instagram, duke publikuar faturën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu