Bora bllokon mbi 500 makina në Bullgari (FOTO)

Në Jug të Bullgarisë dhe rrugët rreth Burgasit për shkak borës kanë mbetur të bllokuar rreth 500 makina dhe autobusë.

Bora e madhe ka bllokuar shumë makina, ndërsa një pjesë e tyre janë bllokuar për shkak përplasjes mes tyre.

Deri tani janë nxjerr disa persona, përfshirë gra dhe fëmijë.

Disa prej tyre nuk kanë dashur t’i braktisin makinat e tyre, shkruan agjencia BTA, përcjell ‘SHENJA’.

Guvernatori i Burgasit, Vullo Çollakov, ka shpallë gjendje të jashtëzakonshme më këtë rajon.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu