Borel: BE-ja do të bashkëpunojë me qeverinë e ardhshme afgane nëse talebanët i respektojnë rregullat

Bashkimi Evropian do të bashkëpunojë me Qeverinë afgane pas kthimit të talebanëve në pushtet, nëse ata o respektojnë të drejtat themelore dhe e parandalojnë terrorizmin, deklaroi sot përfaqësuesi i lartë i Unionit, Zhozef Borell.

Borell deklaratën e dha pas takimit urgjent të ministrave të punëve të jashtme të Bashkimit Evropian që I dedikohet situatës në Afganistan, shkruajnë mediat britanike.

Bashkëpunimi me çdo qeveri të ardhshme afgane do të kushtëzohet me zgjidhje paqësore dhe gjithëpërfshirëse dhe respektimin e të drejtave themelore të të gjithë afganëve, përfshirë gratë, vajzat dhe anëtarët e pakicave,” tha Borell.

Shefi i diplomacisë evropiane u bëri thirrje të gjithë aktorëve në Afganistan të sigurojnë qasje të sigurt dhe të papenguar në ndihmën humanitare për gratë, burrat dhe fëmijët në nevojë.

Sipas Borell, përfundimi kryesor i takimit është se duhet të sigurohet një evakuim i sigurt për qytetarët evropianë në Afganistan, si dhe për qytetarët afganë që kanë punuar me ta në 20 vitet e fundit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu