Borrell: Europa do të vazhdojë të furnizojë me armë Ukrainën

Gjatë një interviste me BBC-në, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se mbështetja e Europës për Ukrainën do të vazhdojë. I pyetur për frikën e shprehur nga disa ukrainas se mbështetja europiane ishte ngadalësuar gjatë javëve të fundit, ai tha:

Ne kemi ndaluar importet e naftës ruse. Më shumë se 90% do të ndalojë deri në fund të 2022. Dhe ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje ushtarake. Mos harroni se ne kemi reduktuar 90% të të ardhurave të Rusisë nga nafta,” shtoi ai.

Për sa i përket furnizimit me armë, ai tha: “Rrjedha e armëve që shkojnë në Ukrainë vazhdon me një ritëm të lartë. Ne mund të rrisim dërgesat e armëve në Ukrainë pra nuk ka asnjë problem për furnizimin e Ukrainës me armë”– tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu